Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, tha se Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala mund të jenë prapë titullarë në ndeshjen e së martës kundër Genoas, mirëpo thotë se e di që atyre do t’u duhet pushim më vonë.

“Ka gjasa që ata të jenë sërish titullarë kundër Genoas”, tha Sarri, në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Kalendari i ngjeshur i ndeshjeve për Juventusin vazhdon me ndeshjen që do të zhvillohet të martën kundër Genoas, para përballjes në shtëpi me Torinos vetëm katër ditë më vonë.

Me edhe dhjetë ndeshje deri në fund të sezonit, Juventusi mban epërsi prej katër pikësh në krye të tabelës së Serisë A.