SBAShK: Qeveria duke i ikur dialogut do të përballet me reagime sindikale

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK) ka kërkuar disa herë që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me ministrin e Financave Hekuran Muratin dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për të gjetur me qëllim që të debatojnë për gjithë çështjet e ngritura nga punëtorët e sektorit të arsimit si dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme përmes dialogut të mirëfilltë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Lidhur me këtë SBAShK ka thënë se do të ketë reagime sindikale.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se Qeveria duhet të gjej kohë të takohet e të dëgjojë shqetësimet e punëtorëve të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm.

“Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati nuk i janë përgjigjur kërkesave të SBAShK-ut për takime e për dialog e kohëve të fundit sikur edhe Ministrja Nagavci po zgjedh të njëjtën mënyrë dhe merr vendime aty për aty e pa u konsultuar e pa pasur dialog me SBASHK-un si përfaqësuesin e vetëm të të punësuarve që nga çerdhet e deri edhe në Universitetet e Kosovës dhe në sektorin e kulturës”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Mirëpo, siç thonë nga SBAShK-u gatishmëria e Qeverisë për takime e dialog deri tani ka munguar dhe sipas tyre nëse Kurti, Murati e Nagavci arsyetohen se kanë agjenda të ngjeshura mund të vie deri te veprimet e tyre sindikale./21Media

Back to top button