SBASHK-u përshëndet miratimin e projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta

SBASHK-u përshëndet miratimin e projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta

Pas miratimit të projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka nxjerrë vendim për anulimin e grevës së 13 prillit 2018, shkruan rtv21.tv.

Për miratimin e projektligjit me anë të një komunikate për media, SBASHK-u falënderon kryeministrin, kabinetin e tij qeveritar dhe akterët tjerë që ndihmuan në realizimin e kësaj kërkese.

SBASHK-u gjithashtu përgëzon mësimdhënësit e Kosovës për miratimin e projektligjit, duke i ftuar ata që ta vazhdojnë misionin e tyre dhe të shtojnë përpjekjet që testi PISA të tregojë rezultate sa më të mira.

Ndryshe, SBASHK-u ditë më parë kishte kërcënuar me grevë nëse projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99 nuk dërgohet për miratim në Kuvend. Ata kishin paralajmëruar se nga data 13 prill do të hynë në grevë./21Media

Procedohet projektligji i kërkuar nga SBASHK-u, pritet anulimi i grevës