SBASHK-u i kërkon anëtarësisë pezullim të grevës deri në janar

Mësimi të fillojë nga 3 tetori!
Sindikata e Arsimit po e shqyrton mundësinë e pezullimit të grevës dhe i ka kërkuar anëtarësisë fillimin e mësimit nga 3 tetori. Kjo sindikatë nuk e përjashton rikthimin e grevës në rast se kërkesat nuk përmbushen nga Qeveria.  Në anën tjetër mësimdhënësit druajnë se mund të ketë ndalje ose vonesa të pagave për muajin shtator.
 
Një numër shkollash në Kosovë pjesërisht kanë pezulluar grevën dhe në mesin e tyre është edhe shkolla fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet. Por mësimi po mbahet vetëm 30 minuta deri në arritjen e një marrëveshjeje mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Qeverisë.
Një tjetër shkollë “Emin Duraku” ndërkaq nuk po mbanë mësim. Mësimdhënësit përveç se po presin të nisin fillimin e vitit shkollor sa më parë, janë të shqetësuar edhe për ndonjë vonesë eventuale në ekzekutimin e pagave të tyre.
“Në muajin e kaluar pagat kishin një vonesë dhe sigurisht edhe këtë muaj nëse bëhet ndonjë vonesë uroj që bëhet rregullimi i kësaj cështje…. ne i kemi bërë të gjitha përgatitijet dhe mexi spo presim të filloj mësimi…”,ka then Naxhije Fejzullahu, mësuese.
Drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani, thotë se greva është tejzgjatur porse janë të gatshëm kurdo të fillojnë mësimin.
“Ne si isntitucion kemi kërku prej sbashk-ut që të gjej një formë tjetër të protestës që të evitohet humbja e mësimit për fëmijët….
Listat e pagave të gjithë grevistëve janë kërkuar nga Ministria e Financave. Se i kanë dërguar listat e pagave thotë edhe kryetari i Kacanikut, Besim Ilazi.
“Në fakt deri më 10 ashtu sic e parasheh ligji dhe ashtu kemi vepru si cdo muj tjetër dhe deri në këtë moment nuk kemi diqka…. Edhe në kacanik është duke u mbajtë greva…
Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, ndërkaq shpresojnë që nuk do të përsëritet skenari i një muaji më parë dhe pagat do t’i marrin mësimdhënësit me kohë.
“Ashtu është deklarua por unë dua të kujtoj që në bazë të ligjit mbi greva nuk është e drejta për me u ndal paga dhe sidomos në këtë kohë të rëndë ekonomike dhe ligji mbi greva nuk e lejon…”, ka shtuar
Hanife Salihu – Sindikata e Bashkuar e Arsimi, ndërkohë thotë se po e shqyrton mundësinë e pezullimit të grevës dhe se i ka nisur kërkesë anëtarësisë për ta kërkuar opinionin e tyre. Në bazë të shkresës së dërguar në të gjitha nivelet anëtarësisë i kërkohet që të jap mendimin për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022.
Në SBAShK thonë se, po presin qëndrimin mbi këtë kërkesë nga anëtarësia e tyre. Keshtu thote Hanife Salihu – Sindikata e Bashkuar e Arsimit:
“Greva është zgjatur shumë dhe kjo varet nga anëtarësia ngase për momentin kryeministri nuk është në kosovë por ne komunikim kemi cdo ditë. Anëtarësia dhe ne jemi në konsultime dhe ne po presim nëse vjen vendimi për një pezullim të përkohshëm por skemi marrë përgjigje ende nga anëtarësia…
Që nga 25 gushti, kur ka filluar greva e përgjithshme, Qeveria dhe sindikatat janë takuar vetëm dy herë. Në asnjërën nga këto takime palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët./21Media
 

Back to top button