"SBASHK-u ka nxjerrë si prioritet të angazhimit të gjithë anëtarësisë përkushtimin në procesin mësimor nga larg"

“SBASHK-u ka nxjerrë si prioritet të angazhimit të gjithë anëtarësisë përkushtimin në procesin mësimor nga larg”

Sindikata e Bashkuar Arsimit, Shkencës dhe Kulturë përmes një shkrimi të gjatë i është përgjigjur disa mësimdhënësve, por edhe personave të tjerë që po akuzojnë këtë sindikatë për mosprofesionalizëm.

SBASHK-u ditë më parë ka akuzuar disa mësimdhënës se nuk janë të denjë për të ligjëruar në platformën online e-mësimi, por tani ishte akuzuar nga disa mësimdhënës.

“Ftojmë ndonjë koleg që të mos llastohet pse po del në TV e të dëgjojë rrena kundër SBASHK-ut dhe pastaj të komentojë ato rrena e të ofendojë dikë nga stafi i sindikatës sonë. Ne kemi bërë kritika të arsyeshme për xhirimet fillestare, por SBASHK-u u ka mbrojtur juve mësimdhënës të nderuar dhe ka ngritur vërejtje në anën teknike të xhirimeve dhe këto lëshime janë përmirësuar. SBASHK-u mori pjesë edhe në takimin nga larg organizuar nga Internacionalja e Arsimit dhe në komunikim nga larg me përfa qësues të gjithë sindikatave të arsimit nga e tërë bota pasqyroi në mënyrën më reale gjendjen aktuale në arsimin tonë dhe lavdëroi me arsye përkushtimin e punëtorëve të arsimit në Kosovë, në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit nga larg”, bëhet e ditur në reagimin e SBAShK-ut.

SBAShK-u bëri të ditur përmes komunikatës se po jep kontribut të lartë edhe sot, në këtë situatë të rënduar nga përhapja e Covid-19.

Më tutje, Sindikata e Bashkuar Arsimit, Shkencës dhe Kulturë njoftoi se minsitrja e MASHTI-t, Hykmete Bajrami është e informuar vazhdimisht për përkushtimin dhe angazhimet aktuale të SBASHK-ut.

“Në këto kohë të pandemisë SBASHK-u ka nxjerrë si prioritet të angazhimit të gjithë anëtarësisë përkushtimin në procesin mësimor nga larg dhe puna e përkushtimi i tyre është për çdo lëvdatë dhe kur të ik Covid-19, SBASHK do të vazhdojë me angazhimet sindikale në realizim të kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit dhe nëse institucionet heshtin , atëherë do të veprohet, si gjithmonë, duke respektuar zërin e anëtarësisë.”, bëhet e ditur më tutje në komunikatën e Sindikatës.