Kampionët e Italisë përforcojnë repartin e sulmit

Kampionët e Italisë përforcojnë repartin e sulmit

Juventus bën blerjen e parë për sezonin e ri. Bëhet fjalë për talentin e Sampdorias, Patrik Schick.

Sulmuesi çek ka mbërritur sot në qendrën ‘J Mediacial’ për të kryer vizitat mjekësore.

Sampdorias do të përfitojë 30.5 milionë euro. Sulmuesi do t’i bashkohet menjëherë bardhezinjve për t’u përshtatur në ekipin e ri menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian U21.

Juventusi në këtë mënyrë bën një goditje të mirë për të ardhmen, duke mposhtur konkurrencën e rivalëve të përjetshëm të Interit.