Scholz: Në interes të Gjermanisë dhe Evropës anëtarësimi i Ballkanit në BE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se është në interes të Gjermanisë dhe Evropës që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së.
Duke folur përpara Parlamentit gjerman, Scholz ka mirëpritur angazhimin e shtuar për zgjerim në Ballkanin
Perëndimor në muajt e fundit si dhe vendimin që Bosnjë Hercegovinës t’i jepet statusi i kandidatit.
“Është në interes tonin, të Gjermanisë dhe Evropës që pjesë tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Scholz.
Ai gjithashtu e mirëpriti edhe vendimin që Kroacisë t’i mundësohet bashkimii me Schengenin dhe shtoi se kjo gjë duhet së shpejti t’i miratohet edhe Rumanisë dhe Bullgarisë, të cilën e ka bllokuar Austria./21Media

Back to top button