Scholz shkon në Shtëpinë e Bardhë, tema kyçe me Biden lufta në Ukrainë
Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton Shtëpinë e Bardhë të premten për një takim privat me Presidentin Joe Biden, ndërsa të dy aleatët bëhen gjithnjë e më të zëshëm rreth shqetësimeve të tyre se Kina mund të furnizojë me armë Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.
Një hap i tillë mund të ndryshojë në mënyrë dramatike trajektoren e luftës duke lejuar Moskën të plotësojë rezervat e saj të varfëruara., , Associated Press përcjell portali rtv21.tv
Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë dhe kombet evropiane në përgjithësi kanë qenë më të kujdesshme se Shtetet e Bashkuara në marrjen e një qëndrimi të ashpër me Pekinin. Megjithatë, ka shenja që mund të ndryshojnë ndërsa rivalitetet globale bëhen më të tensionuara.
Në një fjalim në parlamentin gjerman të enjten, Scholz i bëri thirrje Kinës që “të përdorë ndikimin tuaj në Moskë për të bërë presion për tërheqjen e trupave ruse dhe të mos furnizojë me armë Rusinë agresore”.
SHBA dhe Gjermania kanë punuar ngushtë së bashku për të furnizuar Ukrainën me ndihmë ushtarake dhe humanitare. Por ka pasur gjithashtu fërkime për çështje të tilla si sigurimi i tankeve, dhe Washingtoni herë pas here është frustruar me hezitimin e Berlinit.
Ruajtja e një fluksi të qëndrueshëm armësh në Kiev do të jetë kritike në vitin e dytë të luftës, veçanërisht me të dyja palët që planifikojnë ofensiva pranverore./21Media