Një gjysh është ankuar se “dhëndrri” i tij nuk po e njeh djalin e sapolindur, dhe prindi i ri për këtë arsye ka përfunduar në burg.

Sipas policisë, shkaku i refuzimit të babait që ta pranojë fëmijën si të tij, nëna dhe foshnja kanë mbet në spital, në Prishtinë.

Përveç për mospranimin e fëmijës si të tij nga babai, gjyshi ka raportuar në polici se edhe vajza e tij, nuk dëshiron ta merr fëmijën në shtëpi.

Rasti është raportuar të premten, ndërsa si pasojë “i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa nëna dhe foshnja kanë mbetur në spital edhe disa ditë”.

Policia ka cilësuar rastin si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, dhe për këtë rast ka njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale./21Media