Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke lënë të vdekur të paktën 23 persona dhe u shpërngulën mijëra të tjerë në Nepal.

Nëntë njerëz humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u zhdukën në rrethin Myagdi, 200 km në veriperëndim të kryeqytetit Kathmandu, ku disa shtëpi u shkatërruan të premten, transmeton rtv21.tv.

Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet janë dukuri e zakonshme në Nepal prej qershorit deri në shtator çdo vit./21Media