Aeroplani u rrëzua në një zonë të banuar

Aeroplani u rrëzua në një zonë të banuar

Të paktën 23 persona mbetën të vdekur pasi një aeroplan u rrëzua në një zonë me popullsi të dendur në Republikën Demokratike të Kongos.

Punëtorët e shpëtimit morën pjesë në vendin e ngjarjes në zonën e Goma pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në tokë menjëherë pas ngritjes.

Zyrtari i aeroportit Goma, Richard Mangolopa tha se nuk pritet të ketë të mbijetuar nga katastrofa, transmeton rtv21.tv.

Koordinatori i shërbimit të shpëtimit për operacionin, Joseph Makundi, tha janë gjetur 23 trupa të pajetë deri më tani.

Avioni Dornier-228 i përkiste linjës ajrore “Busy Bee” dhe ishte drejtuar për në Beni një qytet 350 kilometra në veri të vendit ku u rrëzua

Mendohet se në bord kishte 17 pasagjerë si dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Një prej punonjësve të mirëmbajtjes së kompanisë në vendngjarje fajësoi një ‘problem teknik’.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave./21Media