Tuqia fajson një grup militantësh

Tuqia fajson një grup militantësh

Të paktën 40 njerëz kanë humbur jetën në një sulm me bomba në qytetin sirian veriperëndimor, Afrin.

Guvernatori i provincës kufitare fqinje turke të Hatay tha që një cisternë e cila ishte e pajisur me një granatë dore shpërtheu në një vend të mbushur me njerëz, transmeton rtv21.tv.

Ai dhe ministria e mbrojtjes e Turqisë fajësuan një grup militantësh kurd, YPG, të cilin ata e shohin si të lidhur me grupet militante kurde brenda Turqisë.

Afrin kontrollohen nga forcat turke dhe fraksionet aleate të opozitës Siriane.

Qeveria turke akuzon YPG-në se është një zgjatje e Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është caktuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE./21Media