Njëri ndër artistët më të dashur të skenës, 2 Ton, këtë verë ishte shumë i angazhuar me prurje të reja muzikore, të cilat u pritën shumë mirë nga publiku.

Pavarësisht punës së madhe që bëri, ai nuk e ka në plan të ndalet. Së shpejti pritet edhe një projekt i ri nga artisti me prejardhje nga Ferizaj, e këtë lajm e bëri të ditur përmes një storie në Instagram, ku shihet në studio.

Ndonëse nuk dha detaje të tjera rreth këngës, e vetmja gjë që dihet është që këtë projekt pritet ta prezantojë së shpejti para fansave./21Media