Grupi Hyde Park Entertainment, në krye me përgjegjësin Ashok Amritraj dhe kompania Endeavor Content, u bashkuan në realizimin e një filmi të ri, ngjarja në të cilin do të bazohet në kubin ikonik tre dimensional, atë të rubikut.

Ky film do të nxjerr në pah se si lodra apo rubiku i profesor Erno Rubik u bë fenomen kulturor në vitet e 80 e deri më sot.

Veç filmit, Hyde Park po ashtu është duke zhvilluar një show me lojë, që përqendrohet në llojin e lodrës.

Kubin e Rubikut e zbuloi skulptori hungarez Erno Rubik në vitin 1974.

Rubiku u licencua si lodër në vitin 1980. Deri më tani në botë janë shitur më shumë se 450 milion kube rubikoni dhe besohet se është njëra prej lodrave më të shitura të të gjitha kohërave.

Kubi i popullarizuar i rubikut vitet e fundit është pjesë e garave me zgjidhje të rubikonit, ku konkurrentët mundohen të zgjidhin sa më shpejtë që është e mundur.

Në vitin 2004 u themelua asociacioni botëror i kubit, i cili çdo dy vite organizon gara me zgjidhje të kubit të rubikut. Gara e fundit u mbajt në Malburn në vitin 2019.

Sa i përket realizimit të një filmi dedikuar rubikonit, plane janë bërë që prej vitit 2010, por projektit nuk iu bashkua as një regjisor e as prodhues deri më tani.

Tani për tani, as projekti i realizimit të këtij filmi nuk ka skenarist, kështu që është e paqartë se kur do të fillojnë xhirimet e tij.