Së shpejti publikohet kënga e re nga Skerdi
1 Gusht 2020
Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi Ago duket se ka gati projektin e tij të ri.
Artisti i cili mendohet se ka bashkëpunuar me Gent Fatalin për projektin e ri, përmes një postimi të bërë në Instagram, bëri të ditur se projekti i radhës publikohet shumë shpejt.
Skerdi këtë kohë ishte shumë aktiv, punoi edhe në këngë solo ashtu edhe në bashkëpunime. Kujtojmë se, më 7 korrik Skerdi publikoi bashkëpunimin me Samantën. Kënga e dyshes titullohet “NKN” dhe në Youtube deri tani numëron mbi 2 milionë klikime. /21Media