Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa ka njoftuar fansat e saj për projektin e ardhshëm.

24 vjeçarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka zbuluar se njëra nga këngët e albumit të saj “Future Nostalgia”, “Levitating” do të bëhet ‘remiks’ nga DJ The Blessed Madonna, shkruan rtv21.tv.

Pjesë e këtij super-projekti do jetë edhe ylli i muzikës pop, Madonna dhe reperja amerikane, Missy Elliott.

Remix-i i ri do të dalë në 14 gusht.

“Ëndrra u bë realitet, të shkojmë”, ka shkruar Dua mbi fotografinë e postuar në Instagram, ku shihet së bashku me artistet./21Media