Seanca për votimin në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin 2021 është shtyrë për dy orë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se administrate ka njoftuar se nuk janë gati materialet e nevojshme për fillimin e seancës. “Raporti me rekomandime lidhur me amandamentet nuk është gati andaj seanca shtyhet deri në orën 17:00”, tha Osmani.

Seanca ishte paraparë të fillonte në ora 14:00.

Projektligji për Buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro.

Ndërsa nga Qeveria e Kosovës buxheti 2021 u miratua miratoi m 30 tetor. Ky buxhet planifikon i të hyra sipas parashikimeve fiskale 1 miliardë e 885.9 milionë euro ose 97.4 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar. Shpenzimet buxhetore për 2021 parashikohet të jenë 2 miliardë e 412.6 milionë euro apo 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak./21Media