Seanca plenare vazhdon të hënën

 

Kuvendi i Kosovës njofton se vazhdimi i seancës plenare vazhdon të hënën. Në njoftimin e dërguar për media thuhet se vazhdimi i seancës plenare është paraparë të fillojë në orën 10:30.

“Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Kuvendit. /21Media 

Back to top button