Sefer Seferi shpallet kampion bote në boks në kategorinë UBO

Boksieri shqiptar Sefer Seferi është shpallur kampion i botës në boks në peshën e kryqëzuar UBO, pasi mposhti rivalin nga Republika e Çekisë, Roman Kracik.
Seferi triumfoi me nokaut në raundin e tretë, derisa kjo ishtë lufta e tij e parë që nga viti 2020.
Për këtë sukses të madh seferi ka falenderuar familjen dhe fansat e tij për mbështetjen e dhënë.
“Përshëndetje miq, faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen tuaj natën e kaluar. Pa fansat dhe familjen, asgjë nuk ia vlen të luftosh”, ka shkruar Seferi në Facebook./21Media

Back to top button