Infektologia dhe drejtoresha e Qendrës Rajonale e Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu deklaroi se në komunën e Gjilanit janë 26 raste aktive me koronavirus.

“I kemi dy raste që kanë qenë të vjetra që kemi prit të negativizohen. Ndërsa më 11 maj kemi 10 raste të reja, kurse më 12 maj edhe 14 raste të tjera. Që domethënë i kemi 26 raste pozitive, të cilat i kemi në 13 vatra. Edhe pse duket vështirë numri i madh i tyre, por si komunë jemi të organizuar dhe kemi përvoja mjaft, kështu që të gjitha instancat që mirren me këto raste, mendoj se do t’ia dalim si është më së miri”, deklaroi Sefiu.

Sefiu deklaroi se nuk priten rezultate shumë, meqë janë testuar kontaktet e të sëmurëve.

“Rezultate të pritshme, nuk presim me pasë rezultate shumë, për shkak që i kemi testuar kontaktet e këtyre të sëmurëve që i kemi pasur. Mirëpo këta janë kontaktet e kontakteve, prandaj presim që me qenë numri ose i vogël ose zero.”, deklaroi ajo.

Kurse sa i përket pacientëve që u janë marrë mostrat, u shpreh se nuk kanë pasur asnjë rast me simptoma./21Media