Ish drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu u deklarua sot edhe rreth vdekjeve të dyshimta të cilat ndodhën gjatë natës së të dielës. në Klinikën Infektive në QKUK .

Ai tha se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë me këto vdekje.

“Jemi informuar se një mjek që ka qenë kujdestar ka informuar se kanë vdekur katër pacientë në një kohë të njëjtë. Virusi që sillet është realitet. Po e vërejmë që ditëve te fundit Klinika Infektive është e stërmbushur, 70 pacientë janë me oksigjeno terapi dhe në gjendje të rëndë në Klinikën e Pulmologjisë janë 70 pacientë, 40 me oksigjeno-terapi dhe në gjendje të rëndë”, ka thënë Sejdiu.

Ai po ashtu deklaroi se se një mjek që ka qenë kujdestar ka dyshuar se diçka ka ndodhur ose me oksigjen apo aparaturë.

“Shërbimet teknike kanë dalë menjëherë. Oksigjeni është i kontraktuar i licensuar, bombolat e mëdha janë të licensuara, presioni nuk ka ra nga ajo bombolë. Dyshimi ka rënë për vjedhje prej kësaj bombole nga shërbimi i klinikës. Është vërtetuar që nuk ka pasur rënie të presionit të oksigjenit. Ajo çka është më e rëndësishmja është se këto bombola janë të licencuara”, u shpreh Sejdiu.

Ndërsa, Sejdiu tha se forma e shkakrimit të tij nga posti i drejtorit të SHSKUK-së,  është e turpshme./21Media