Sejdiu: Uroj të jetë kuvend i mbarë dhe i unitetit

 

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu uroi që kuvendi i sotëm i LDK-së të jetë i mbarë dhe i unitetit.

Në një prononcim të shkurtër para hyrjes në sallën ku pritet të mbahet kuvendi, Sejdiu nuk pranoi të komentojë rreth kandidaturave të sotme për kryetarë.

“Mirë është që të jetë kuvend i mbarë. Kuvend i mbarë dhe kuvend i unitetit. S’kam komente ndaj kandidatëve”, deklaroi ai.

Lidhja Demokratike sot zgjedh kryetarin e ri pas dorëheqjes së Isa Mustafës që ishte si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Back to top button