Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dje ka marrë vendim ta shkarkojë nga detyra, Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sejdiu në një konferencë për media këtë të martë u shpreh se forma e shkarkimit të tij është e turpshme.

Sipas Sejdiut raporti i Auditorit të Brendshëm në të cilin është bazuar bordi është joprofesional. Ai tha se nëse dikush flet për performancë dhe menaxhim të pandemisë duhet të flitet me fakte. “Është një turp që të etiketohet dikush në formë shkarkimi”, ka thënë Sejdiu.

Për këtë arsye, Sejdiu ka paralajmëruar se do të adresojë ankesë në inspektoratin e punës, rreth asaj që siç ka thënë ai është etiketuar pa bazë.

Ai gjatë kësaj konference numëroi edhe të arriturat menaxhuese në SHSKUK./21Media