The Weeknd i habiti të gjithë me transformimin e fundit në këngën “Save your tears”.

Këngëtari kanadez befasoi me pamjen e tij në videoklip, ku fytyra e tij dukej sikur kishte pësuar një operacion plastik. Dalja e tij me fasho në nëntor ku performoi dhe pranoi një çmim në AMA 2020, i bindi adhuruesit se nërhyrjet e tij ishin reale.

Por mesa duket e gjitha ishte një lojë e këngëtarit sepse artisti Mike Morino ka treguar se këtë ndryshim e ka bërë ai dhe se ka përdorur materiale të ndryshme për të arritur rezultatin. Ai është shprehur se për të transformuar fytyrën e The Weeknd ka përdorur edhe latex, material që përdoret në filma horror.

Me anë të një postimi në Instagram, Morino ka treguar hap pas hapi të gjithë punën që ka bërë për të arritur në atë përfundim që i la të gjithë pa fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mike Marino (@prorenfx)

Aludohet se The Weeknd ka vendosur proteza për t’u dukur si Bella Hadid dhe për ta ironizuar për operacionet plastike.