Sektori i furnizimit me ujë në Kosovë shënon rënie

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas ASK-së, kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

“Krahasuar TM2 2020 me TM1 2020 ka pasur rritje në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 36.42% dhe atë të industrisë përpunuese (C) me 13.48%. Kurse, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (-30.84%) dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicioner (E) me (-14.89%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2019), ka pasur rritje në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 7.43% dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 4.27%. Kurse, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit të mbeturinave (E) me (-36.38%) dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) me (-16.89%)./21Media

Back to top button