Sekuestrimi i pijeve alkoolike në Hoçë të Madhe, Dogana jep detaje

Dogana e Kosovës mëngjesin e sotëm ka filluar një aksion për sekuestrimin e pijeve alkoolike në Hoçë të Madhe, pasi prodhimi dhe shitja e tyre nuk është bërë duke i respektuar ligjet përkatëse.
Ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se sekuestrimi i pijeve alkoolike është në përfundim.
“Është gati në përfundim, pasi ka pas sasi të madhe. Ka pasur pakënaqësi, por ishin të menaxhueshme”, ka thënë Stavileci.
Stavileci tutje ka shtuar se ka pasur pakënaqësi nga banorët për veprimet e Doganës së Kosovës, por siç tha ai për shkak të një sasia të madhe të pijeve alkoolike është zgjatur pak procedura e sekuestrimit./21Media 

Back to top button