Janë arrestuar 3 persona

Janë arrestuar 3 persona

Është sekuestruar një sasi prej 11 mijë eurosh të dyshuara si të falsifikuara në Elbasan. Në kuadër të operacionit “Këmbyesit” janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre i dënuar më parë për falsifikim monedhash.

Policia raporton se tre personat “në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.”

Pas marrjes së informacionit, policia është vënë pas tyre dhe në afërsi të fshatit Gostimë, ata janë ndaluar në mjeti tip “Peugeot” brenda të cilës janë gjetur  11.000 Euro, të  dyshuara, të falsifikuara.

Të arrestuarit janë Leone (Luan) Duka, 41 vjeç banues në Tiranë, I dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” Agron Rrucaj, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me  banim të përkohshëm  në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike” dhe Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë, raporton Oranews.

Hetimet vazhdojnë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.