Sekuestrohen 675 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia

Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia.
Njësitet e antikontrabandës kanë gjetur 675 litra vaj ushqimor. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar, si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse./21Media

Back to top button