Rreth 2.6 milionë euro janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit. Kjo sasi eurosh që vinin nëpërmjet një trageti të ardhur nga Bari është gjetur e shpërndarë në vende të ndryshme brenda një mjeti. Ende nuk bëhet e qartë nëse shuma është gjetur në një kamion apo automjet.

Departamenti i Krimeve të Rënda është duke trajtuar rastin menjëherë pasi u njoftua nga policia në doganë duke ndaluar kështu drejtuesin e mjetit i cili ndodhej i vetëm.

Deri më tani burimet bëjnë me dije që drejtuesi është nga qyteti i Tiranës dhe ka bërë vazhdimisht të njëjtën rrugë kohët e fundit./oranews