​Sekuestrohet një sasi malli pa dokumente në Leposaviq

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit Mitrovicë-Veri, ka marrë informatë nga hetimet rajonale Mitrovicë-Veri se në një lokacion në Leposaviq kanë hasur në një depo të një supermarketi, në të cilin dyshohet se ka mallra pa dokumente përkatëse.

Njësiti Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depo, pronë e të dyshuarës G.T., janë gjetur dhe sekuestruar 93 pako cigare me nga 25 boksa të llojit “Marlboro”, “LM”, “Winston”, “Davidoff”, 71 gajbe birra të llojit “Tuborg” x 20 copë, 28 pako – kanaçe “Tuborg” x 24 copë, 58 pako alkool “Vranac” x 6 copë, 27 pako alkool “Rubin” x 6 copë, 45 pako birra “Zajeçar” x 24 copë.

Për vlerën e cigareve dhe pijet alkoolike të sekuestruara pritet konfirmimi zyrtar nga Dogana e Kosovës.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se G.T. ka kryer veprën penale tregti e ndaluar.

Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt dhe mbetet që të intervistohet me datë 22.12.2023 në prezencë të avokatit mbrojtës.

Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente.

Back to top button