‘Seleksioni 039’

1 min read

‘Seleksioni 039’ – është rock grupi shqiptar, i formuar në Pejë në vitin 1982.

Ky grup kanë qenë pjesëmarrës në shumë festivale, kujtojmë “Okarinat e Arta”, “Akordet e Kosovës”, e “Boom Festival”.

Anëtarët e këtij grupi ishin – Nga viti 1982: Ardijan Rrusta (vokalist), Nehat Kollçaku (kitarë elektrike, bas-kitarë), Gëzim Hasku (Geza) (kitarë elektrike), Eduard Meraku (Edi King), (vokalist, bateri) dhe Gyltekin Valla (Guli) (bas-kitarë),

Ndërkaq, Nga viti 1985: Ardijan Rrusta, Nehat Kollçaku, Gëzim Hasku, Fatmir Karagjyzi (bas-kitarë), Besim Gashi (Babuka) (bateri) dhe Ilir Bajri (tastierë, piano).

‘Seleksioni 039’, ka prodhuar muzikë e cila jeton edhe sot, kujtojmë “E shtune mbrëma”, “Treni i fundit”, “Më jep rast”, “A B C”, “Kujtimi për ty”, “Hapi sytë, e mos i mbyll”, “Extaza”, “Stili rinor”, “Kur ajo shikon”, “Jeta” -(me Deniza Begollin), “Pranvera’ -(me Deniza Begollin).

Kujtojmë albumet, “Baraz dashuri”, “Harro princin!”, “Ndeja”, “Nuk i dua retë”, “Satana ime”, “Semafori defekt”, “Ti je dritë e unë jam yll”, ‘Tre të humbur në magji”./21Media