Artistja amerikane Selena Gomez sipas ‘Variety’, është në bisedime për të bërë një film horror bazuar në “skenën elitare të modës” të qytetit të quajtur Dollhouse.

Revista e përshkroi filmin si një thriller psikologjik, në të cilin Gomez do të mbajë edhe firmën e producentes.

Kreu i STXfilms Motion Picture Group, Adam Fogelson, tha se “përfshirja e Selena-s është emocionuese për këtë projekt. Ajo është jashtëzakonisht e talentuar si këngëtare, ashtu edhe si producente. Bashkëpinimi me të do e çojë projektin në një nivel tjetër dhe ne nuk mund të ishim më të emocionuar nga mënyra se si po zhvillohet kjo“.

Ndryshe, Selena Gomez hyn në 100 njerëzit më me ndikim gjatë vitit 2020 sipas TIME. Artistja po hap me padurim krahët dhe ndikimin e saj në cilindo korsi që e çojnë pasionet e saj.

Poashtu Selena ka qenë një avokate e hapur për të drejtat e emigrantëve në Amerikë./21Media