Lëvizja Vetëvendosje po e quan bosh dhe hipokrizi raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti para deputetëve të Kosovës. Shefi i grupit parlamentar, Rexhep Selimi u shpreh kritik ndaj kreut të qeverisë për arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik me Serbinë. Deputeti i tha kryeministrit se “Kosova nuk fiton asgjë me mini-shengenin, e as nëse i jep qasje shtetit fqinj në Adriatik, e bënë hisedar në liqenin e Ujmanit”.

E për këtë Selimi tha se në fund do propozojnë një rezolutë për këtë çështje, ku i bëri thirrje grupeve parlamentare për harmonizimtë saj.

“Kjo çfarë bëri sot zotëri Hoti më së paku ose fare nuk është raportim. Me fjalë të tilla krejt boshe u mbështoll se mëse lehti do të quaja hipokrizi apo demagogji. Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, krejt kohën iu referuat marrëveshje. Marrëveshje me kë keni bërë kryeministër, e pamë një letër mirëshkrim, pranoj sot refuzojë të quaj marrëveshje, duke iu përmbajtur edhe materies se çfarë keni nënshkruar ju zotëri Hoti. Me kureshtje të madhe desha të iu dëgjojë çfarë do të thoni sot pas këtij kthimi. Ajo çfarë pritëm edhe e thatë, asgjë. Përveç një retorike e cila është një tendencë për mbushur hapësirë e zbraztë që po e lë në kuvend”.

Deputeti tha se në atë marrëveshje në Uashington Kosova nuk fiton asgjë.

“Kush prej jush këtu e ka ditur se çfarë shkruan në atë letër që nënshkruaj zotëri Hoti, në rastin më të mirë as ky vet nuk ke ka ditë, por nëse e ka ditë të thotë se e ka ditë, por nuk ka treguar… nëse ka fituar Kosova zotëri Hoti çka fiton zotëri Hoti me mini-shengin, a nuk ishi ju që idenë për mini-shengen e keni quajtur për një mini-jugosllavi për Ballkan. Apo andej iu qon rruga juaj, mbështetur në kryetarin e juaj me përvojën e tij politike”.

Krahas kësaj, Selimi renditi edhe disa arsye tjera që sipas tyre kryeminsitri Hoti ka bërë favore ndaj Serbisë.

”Çka përfiton Kosova nëse Serbia bëhet hisedar në Ujmanin e Koosvës. Po iu rikutjojmë edhe një herë se Ujmani është vetëm i Kosovës dhe nuk udhët nuk guxon të ndahet me të tjerë…çka fitojë dhe çka humbi Serbia. Nëse bëhet pyetja se çka fitoj Kosova dhe çka fitoi Serbia në dyja pyetjet është asgjë. Asgjë nuk fitoj Kosova dhe asgjë nuk humbi Serbia. Krahasuar në pritet që na keni thënë këtu. Pra duhet të thuhet e vërteta se Kosova nuk fitoi asgjë nga nënshkrimi juaj zotëri Hoti. Nga ia nënshkrim më shumë ka fituar të tjerët dhe Serbia”, tha ai.