Selimi e Lumezi diskutojnë për procesin zgjedhor

 

Ministri në detyrë i Drejtësisë, dy ditë para zgjedhjeve është takuar me Kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për të biseduar rreth mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Ai ka thënë se insitucioni që drejton Lumezi do te jenë llupa e çdo parregullsie eventuale. Po ashtu ka paralajmëruar se çdo vepër penale e mashtrimit është e dënueshme deri ne pese vjet burgim.

“Komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vjet burgim.”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Zgjedhjet e parakohshme paralamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. /21Media

 

Back to top button