Shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi në seancën e sotme, ku kryeministri Avdullah Hoti po raporton për 100 ditët e qeverisjes së tij ka thënë se këto ditë kanë shkuar “kot” duke e quajtur edhe Qeverinë Hoti “Qeveri koti”.

Selimi duke lëshuar kritika në drejtim të kësaj qeverisjeje, kërkoi nga Hoti të dorëhiqet, duke i thënë se ky post është është marr padrejtësisht./21Media