Selimi liroi nga detyra këshilltarin që ishte arrestuar për drogë
6 Tetor 2020
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot informoi se liroi nga detyra Këshilltarin e Jashtëm në Ministri të Drejtësisë”, Enis Qerkën.
“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar Selimi.
Enis Qerka është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë në dhjetor të vitit 2018.