Selimi: Mocionin mund ta votojnë një ose dy deputet të PDK-së

Selimi thekson se era e zgjedhje po vije, edhe pse e quan shpenzim të tepërt për vendin mbajtjen e shpeshtë të zgjedhjeve

Ish-deputeti i Partisë Demokratik të Kosovës, Behar Selimi, tash zëvendësministër i Punëve të Brendshme, është shprehur i bindur se shumica e deputetëve të PDK-së, do të votojnë kundër mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka thënë për KosovaPress se mocioni që do të jetë në seancën e së mërkurës, është një e drejt demokratike, ku kërkohen 61 vota të deputetëve. Kurse nga PDK, thotë se mund të votohet nga një ose dy deputet, pasi shumica apsolute janë unik dhe kanë mendime të bashkuara rreth shumë çështjeve të mëdha.

Duke parë situatën aktuale politike në vend, ish deputeti i PDK-së, thekson se era e zgjedhje po vije, edhe pse e quan shpenzim të tepërt për vendin mbajtjen e shpeshtë të zgjedhjeve. Megjithatë, sipas tij, kur nuk ka vendimmarrje duhet t’i drejtohen popullit./21Media

Back to top button