Rexhep Selimi para prokurërve të Dhomave të Speciales në Hagë ka treguar pse e ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.

“Këtë Gjykate e ka themeluar Kuvendi i Kosovës, unë si deputet i atij kuvendi e pata kundërshtuar themelin e kësaj Gjykate jo si shprehje kundër drejtësisë po përkundrazi donim qe drejtësia te behej nga Institucionet e Republikës se Kosovës”, tha Selimi në Hagë.

Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovёs miratoi Nenin 162 tё Kushtetutёs sё Kosovёs dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar, pas njё Shkёmbimi Letrash midis Presidentes sё Kosovёs dhe Pёrfaqёsueses sё Lartё tё Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe tё Sigurisё nё vitin 2014. “Dhomat e Specializuara përfaqësojnё ҫdo nivel tё sistemit tё gjykatave nё Kosovё – Gjykatёn Themelore, Gjykatёn e Apelit, Gjykatёn e Lartё dhe Gjykatёn Kushtetuese. Ato funksionojnё nё bazё tё ligjeve pёrkatёse tё Kosovёs dhe tё drejtёs zakonore ndёrkombёtare si dhe tё drejtave ndërkombëtare të njeriut”, thuhet në web faqen e kësaj Gjykate. /21Media