Selimi: Qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës, pengesë për vazhdimin e dialogut

 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi deklaroi sot se ngritja e padisë nga ana e shtetit serb ndaj Ragmi Mustafës, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, është një akt i ulët dhe pengon vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai gjatë një takimi me Ragmi Mustafën, ndaj të cilit Gjykata e Bujanocit padrejtësisht ngriti padi dy ditë më parë për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019, tha se Serbia duhet të kuptojë që në Bujanoc, Preshevë e në Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është e pashmangshme.

“Ky akt i ulët është kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë atje. Kjo qasje është e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Që të ecim përpara duhet të respektojmë të drejtat e njëri-tjetrit. Shqiptarët në atë pjesë duhet të gëzojnë të drejta të barabarta, njëjtë sikurse serbët që jetojnë në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë i kam dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike e aspak shkelje e ligjit”, u shpreh ministri Selimi.

Back to top button