Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbesin partner kryesor i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, pas tërheqjes së Ambasadës amerikane nga përzgjedhja e anëtarëve të rinj të KPK-së.

Me shqetësim e kam pritur vendimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqje nga përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Këshilli Prokurorial, është organ i pavarur dhe si i tillë duhet të reflektojë seriozisht në kritikat e partnerit tonë më strategjik. Transparenca dhe shmangia e ndikimeve politike është e domosdoshme. Politika duart larg drejtësisë! Falënderoj Ambasadën e ShBA-së, për përkrahjen në ndryshimin e ligjit që del nga Rishikimi Funsional, e i cili do të përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Selimi në Facebook.

ShBA-ja të mbetet partneri kryesor në fushën e sundimit të ligjit

Me shqetësim e kam pritur vendimin e Ambasadës…

Posted by Selim Selimi on Friday, 9 October 2020

Ambasada amerikane është tërhequr të premten nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.