Selmanaj e quan shkurtpamës Kurtin: ka qenë në anën e gabuar, kundër aleatëve

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka deklaruar se aktualisht Kosova ndodhet në udhëkryq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka thënë se në njërën anë janë pozicionuar presidenti amerikan Joe Biden, kancelari Scholz, Macron dhe vendet e NATO-s e gjithë aleatët perëndimor, derisa në anën tjetër kryeministri Kurti.

Selmanaj e quan Kurtin si person “shkurtpamës’ që historikisht ka qenë në anën e gabuar të historisë e që sipas tij “fatkeqësisht është kryeministër”.

Postimi i plotë

KOSOVA NË UDHËKRYQ!
Në njërën anë janë pozicionuar:
Presidenti dhe Administrata e SHBA-ve;
Kancelari i Gjermanisë;
Presidenti i Francës;
Të gjitha vendet e NATO-s dhe gjithë aleatët tanë perëndimor.
Kurse në anën tjetër është pozicionuar një person shkurtpamës që historikisht ka qenë në anën e gabuar të historisë së lavdishme të popullit shqiptarë të Kosovës, e ai fatkeqësisht sot është kryeministër i Kosovës.
Për kujtesën tuaj Albin Kurti ishte:
Kundër Marrëveshjes së Rambujesë,
Kundër Rezolutës 1244;
Kundër Protektoratit Ndërkombëtarë;
Kundër misionit të UNMIK-ut;
Kundër Negociatave të Vjenës;
Kundër Pakos Ahtisari;
Kundër Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës;
Kundër Kushtetutës së Kosovës;
Kundër Eulex-it;
Kundër Negociatave në Bruksel;
Kundër çdo marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë;
Kundër Asociacionit;
Kundër Demarkacionit me Malin e Zi (për pasojë 8 vite i lan qytetarët e Kosovës pa liberalizim të vizave);
Kundër MSA-as (Marrëveshja e parë dhe e vetme kontraktuale me Republikës sonë dhe BE-së);
Kundër sugjerimeve të aleatëve tanë për heqjen e taksës;
Kundër Marrëveshjes së Ëashingtonit;
Kundër sugjerimeve të miqëve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe për pasojë sot jemi në ditën e 85 me sanksione nga BE!
Pyetje e sinqertë për qytetarët e Kosovës, sidomos për ata që i dhanë 50% të votave këtij personi.
A e keni votuar për t’i forcuar aleancat dhe marrëdhëniet diplomatike me botën demokratike apo pët ta izoluar dhe sanksionuar Kosovën?
Unë kam bindjen që Kosova dhe qytetarët e saj janë në anën e perëndimit dhe NATO-s, aleancë tjetër nuk kemi.
Në cilën anë jeni ju, sot?! /21Media

Back to top button