Selmanaj kërkon falje publike: Saranda, Besarta, Gramozi janë historia e vendit
3 Dhjetor 2020
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka kërkuar falje publike ndaj të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer nga deklarata për të pagjeturit.
Ai në një emision televiziv ka thënë se deklaratat e tij janë shtrembëruar meqë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ka folur në kontekstin që për të pagjeturit duhet angazhim dhe punë.
”Unë nisem nga vetja, duke e ditur se çka ndjejë dhe bashkëdjejë”.
”Unë kam folur krejtësisht në kontekst tjetër – që për këtë temë nuk na duhen llafe shumë por punë. Mos të prekim këtë plagë shumë të rëndë, për këtë temë na duhet angazhim sepse kemi detyrim njerëzor së paku e më pas kushtetues dhe më tepër”.
”Kushdo që në një formë është ndjerë i fyer apo i lënduar nga deformimet, shtrembërimet që m’i janë bërë fjalëve të mia, unë iu kërkoj falje publike kujtdo i cili është ndjerë i fyer nga deformimet e të tjerëve që m’i kanë bërë fjalëve të mia”, është shprehur Selmanaj.
”Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari, Gramoz Berisha, dhe jo vetëm këta, janë vet historia e gjallë e këtij vendi, janë vet populli i Kosovës”.
”Unë bashkëndjejë me secilin person që ka humbur në Kosovë. Edhe me familjen Bogujevci dhe secilin që ka humbur në Kosovë. Unë jam i këtij vendit. Por kushdo që provon të më linçojë në këtë kontekst, e ka gabim”., ka deklaruar ai.