Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë Qeverisë Hoti.

Liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë qeverisë Hoti”, ka thënë ai në T7.

Selmanaj po ashtu ka theksuar se kryeministri Avdullah Hoti do të udhëheqë dialogun me Serbinë dhe se LDK-ja nuk do të përkrahë në asnjë mënyrë ndërrimin e territoreve.

Tutje Selmanaj ka thënë se koalicioni LDK-Nisma-AAK ka pasur 64 vota dhe se deputetë të minoriteteve kanë qenë të intimiduar.

Nuk e kemi ditur se një deputet është vizituar në orët e vona ka dy miq të tij, që thotë ai, e që ata miq qëlluan të ishin funksionarë politik”, ka thënë zëvendëskryeministri.