Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, sot ishte i ftuar si panelist në diskutimin “ERA 2: A ka perspektivë të re për Kosovën?!”, i organizuar nga Organizata Joqeveritare Democracy Plus. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Selmanaj potencoi “angazhimin me prioritet të lartë të Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e të gjitha obligimeve që burojnë nga ky dokument strategjik, me qëllim të avancimit në rrugën drejt Integrimit Evropian”.

“Bashkëpunimi gjithëpërfshirës në hartimin e draft planit të veprimit të prioriteteve dhe krijimi i mekanizmave të përbashkët të monitorimit, janë parakushte të nevojshme për të promovuar pronësinë e gjithë neve në këtë dokument strategjik për vendin tonë”, theksoi zëvendëskryeministri Selmanaj.

Ai nënvizoi po ashtu se Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e qëndrueshëm me të gjithë hisedarët, posaçërisht Organizatat e Shoqërisë Civile./21Media