Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se dita e parë e punës Hoti ishte shumë dinamike dhe me plot aktivitete. Zëvendëskryeministri në “Click” në RTV21, tha se pritën që së paku dikush nga Qeveria paraprake ta dorëzonte detyrën.

“Nuk ishte shije e mirë, prisnim që së paku dikush ta dorëzojë detyrën. Nuk kishte asnjë person madje as nga stafi i nivelit më të ulët, jo kryeministri, por dikush tjetër. Ata kishin vendosur t’i braktisin institucionet dje. Dhe po them që ne filluam, normalisht që filluam”, deklaroi Selmanaj në “Click”./21Media