Nga: Carl Jung
Përktheu: Valdet Fetahu

Mjeku duhet të ligën konkrete ta ndaj në progres dhe regres, dhe asgjë jashtë kësaj të mos provoj si mister për të drejtuar botën. Pacienti i sëmurë nga neuroza nuk është i sëmurë për shkak se e ka humbur fenë e tij të vjetër, por për shkak se nuk e ka gjetur akoma formën e re për prirjet e tij më fisnike. Pacienti duhet ta shijoj të keqen dhe forcën e saj dhe ta duroj, pasi që vetëm kështu hipokrizinë e tij, në fund të fundit, ndaj njerëzve tjerë mund ta shprehë.

Ndoshta duhet, mund ta quani si gjithmonë fat apo nënvetëdije apo Zot është e njëjtë, pasi që vetëm përjetimi i vulosur e “gozhdon” dhe e nxjerrë nga kthetrat e infantilizmit dhe e bën më të pjekur. Çfarë njeriu duhet të përjetoj, çfarë shpëtimi i nevoitet, nëse vetëvetëdijshëm mendon prej çkahit duhet të çlirohet. Njeriu e sheh hijen e vet, flokun e saj, rrafshin, por ai e largon shkimin prej saj, largohet dhe nuk konfrontohet me të, nuk merr guxim të ngritet para Zotit, vetes dhe njerëzve me roba të tija të bardha dhe pa ngjyrë; ai, në të vërtetë, për frikësimin e vet i falenderon regresit të tij, engjullizmit dhe perfeksionizmit.

Pjesë nga libri “Mbi të kuptimtën dhe të pakuptimtën”