Zhvillimet pasojnë takimin Trump-Erdogan në Washington

Zhvillimet pasojnë takimin Trump-Erdogan në Washington

Një senator amerikan e ka bllokuar rezolutën për njohjen zyrtare të vrasjes masive të armenëve nga turqit ssmanë gjatë luftës së parë botërore si gjenocid.

Senatori republikan Lindsey Graham tha se ligjvënësit nuk duhet të ndryshojnë historinë apo të tentojnë ta rishkruajnë atë.

Kundërshtimi i senatorit amerikan erdhi disa orë pasi mori pjesë në një takim me presidentin amerikan Donald Tramp dhe atë turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Votimi mbi këtë çështje është kundërshtuar nga Turqia.

Për tu zyrtarizuar, rezoluta duhet të miratohej nga të dyja dhomat e Kongresit dhe më pas të nënshkruhej nga presidenti.

Ai kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve me një votim prej 405 votash pro, më 11 tetor. Por, rezoluta u bllokua nga senatori Grehëm sot më të mbërritur në senat. Sipas rregullave të senatit, edhe një senator i vetëm mund të bllokoj çfarë do resolute.

Zhvillimet erdhën pas takimit Trump-Erdoan në Uashington, pas të cilit presidenti Tramp tha në një konferencë të përbashkët për gazetarë me presidentin turk, se blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse nga Turqia krijon sfida serioze, por shtoi se shpreson se ato do të zgjidhen./21Media