Senatori Murphy: Kurti ta ndalë menjëherë provokimin, jam i befasuar

Duke iu referuar vizitës së tij në Kosovë këtë javë senatori Murphy tha se u zu në befasi nga ngjarjet e sotme atje.

“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”.
Murphy tha se për këtë “zhvillim shqetësues” ka pasë edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Këto reagime Murphy ka bërë duke rishpërndarë edhe postimin e ambasadorit amerikan i cili po ashtu dënoi autoritetet kosovare për zhvillimet në veri./21Media

Back to top button