Martha McSally ka folur në një seancë për ngacmimet seksuale në ushtri

Martha McSally ka folur në një seancë për ngacmimet seksuale në ushtri

Senatorja amerikane, Martha McSally, iu ka thënë kolegëve të saj se është përdhunuar nga një oficer i lartë gjatë kohës sa ajo shërbente në Forcat Ajrore të SHBA-ve.

McSally, që u bë pilotja e parë amerikane që merr pjesë në një luftë, ka folur në një seancë për ngacmimet seksuale në ushtri.

Republikanja nga Arizona ka thënë se nuk e kishte raportuar përdhunimin pasi ndihej e turpëruar dhe konfuze.

“Për shumë vite nuk kam folur. Por, më vonë gjatë karrierës, kur ushtria po përballej me skandale dhe mënyra me të cilën përballeshin nuk ishte e përshtatshme, ndjeva nevojën që t’u tregoja disa kolegëve të mijë se edhe unë isha një e mbijetuar e përdhunimit”, është shprehur McSally para Senatit për Shërbimet e Armatosura.

Raportet për ngacmime dhe abuzime seksuale në ushtrinë amerikane janë rritur me rreth 10% në vitin 2017.