Serbia eksporton mallra në Kosovë më shumë se Shqipëria

Serbia vitin që lamë pas, ka thyer rekord me eksportin e mallrave në Kosovë, duke arritur në 400 milionë euro

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është në rritje dhe kryesisht dominohen në shkëmbime tregtare, atë të eksportit dhe importit të mallrave por në nivel shumë më të ulët në krahasim me shtetet të tjera të rajonit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e eksporteve të mallrave të Kosovës në Shqipëri për tre vitet e fundit ka qenë rreth 30 milionë euro. Ndërsa, i mallrave nga Shqipëria për tre vite, sillet rreth 120 milionë euro.

Shqipërinë e kemi vendin ku dërgojmë më së shumti produkte, por Serbia përveç që domonin në tregun tonë, ajo edhe e pengon Kosovën në realizimin e marrëveshjeve ekonomike që ka arrit Kosova me Shqipërinë.

Ndërsa, importi i mallrave nga Serbia është dhjetëra fish më i lartë se ai me Shqipërinë. Serbia vitin që lamë pas, ka thyer rekord me eksportin e mallrave në Kosovë, duke arritur në 400 milionë euro.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka përmendur edhe problemet si rezultat i blllokimeve nga pala serbe.

“Në takimin e fundit i cili është zhvilluar në Shkup, të gjithë kanë qenë të zëshëm rreth këtij projekti, sepse në të kundërtën mos realizimi i tij do të ishte një kërcënim jo vetëm për partneritetin që ne krijojmë por edhe për tërë agjendën e procesit të Berlinit. E dini që ideja e të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian është që Kosova dhe shtetet tjera të Ballkanit perëndimorë të jenë pjesë e rrjetit trans evropian të energjisë“, ka shtuar Stavileci.

Ndërsa, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Satvileci ka treguar se importi i mallrave të Serbisë në Kosovë në vitin 2016, ka thyer rekord, duke arritur shifrën 400 milionë euro. Nëse krahasohen të dhënat me importin e mallrave nga Shqipëria, janë tre fish më të vogla me rreth 100 milionë euro.

“Eksporti me Shqipërinë gjatë viteve 2014 dhe 2015, ka mbet i njëjtë përafërsisht ka qenë rreth 30 milionë euro. Kurse, vitin që e lamë pas ne kemi rritje të këtij eksporti me rreth 24 përqind, që nënkupton që gjatë vitit të kaluar kemi pasur rreth 37 milionë euro, eksporte të mallrave kosovare që është një herit edhe eksporti më i madh në ndonjë vend”, ka thënë Stavileci.

Në anën tjetër, Blerim Grainca, anëtarë i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, tha se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri ka një desbalancë të madhe mes eksportit dhe importit.

Edhe Rrustem Berisha, anëtar i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, ka thënë se ka ngecje në zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve. Ai vlerëson që më mirë do të ishte që shkëmbimi i mallrave tregtarë të Serbisë të orientohen kah Shqipëria.

Besim Beqaj, anëtar i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, ka thënë se këto dy vitet e fundit ka pasur efekte pozitive në marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë por që efekti do të duhej të ishte më i madh.

Ai ka thënë se në këtë aspekt është mirë që të ketë rol më të madh edhe nga ana e odave ekonomike, shoqatave të biznesit të cilat duhet të rrisin bashkëpunimin në mes tyre në mënyrë që të ngritët besueshmëria e konsumatorëve në produktet e vendeve tona.

Back to top button